Kryesia e PD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje urgjente. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të Kryesisë ku njofton për mbledhjen që do të mbahet në orën 13:00.
Sipas mesazhi në rendin e ditës do të diskutohet vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen Balluku.
“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 mbledhje urgjente kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe qëndrime për situatën e rende politike pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne lidhje me çështjen Balluku. 2- Të tjera”, shkruhet në mesazhin që u ka shkuar anëtarëve të kryesisë së PD.
Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Pas mbledhjes prej 3 orësh, Kushtetuesja votoi me shumicë votash rikthimin në detyrë të Ballukut, si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
