Kryepiskopi i Shqipërisë Joan Pelushi takohet me Papa Leo XIV, ja çfarë diskutuan

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV.

Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë.

Në këtë takim vëllazëror, u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën.

Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve, të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive.

 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm.

Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata.

 


Shtuar 31.10.2025 12:44