Kryeministri spanjoll nesër në Kinë, bisedime me Xi Jinping për luftën në Ukrainë

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të vizitojë Xi Jinping Kinën të enjten.

Vizita dy-ditore vjen pasi Spanja po përgatitet për të marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian në korrik dhe Xi synon të portretizojë Kinën si ndërmjetëse në luftën në Ukrainë.

Sanchez tha javën e kaluar se ftesa e Xi-t dëshmon “njohjen ndërkombëtare që i është dhënë Spanjës gjatë një kohe me vështirësi të tilla komplekse gjeopolitike”.

Sanchez tha se bota duhet të dëgjojë “zërin” e Kinës për të gjetur një rrugëdalje nga lufta në Ukrainë. /albeu.com


Shtuar 29.03.2023 16:40