Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të presidentit Rexhep Tahip Erdogan.
Sipas Presidencës turke, në kuadër të kësaj vizite, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës, raporton Anadolu.
Në këtë mbledhje, do të diskutohen aspektet e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Rama dhe Erdogan, do të diskutojnë edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe në arenën ndërkombëtare, si dy vende anëtare të NATO-s.
Në takimin dypalësh, pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.