Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Kreu i shtetit vlerëson figurën e mësuesit dhe shpreh mirënjohje për çdo arsimtar në çdo krahinë të Shqipërisë, dhe të gjithë trojeve ku flitet shqip e diasporë.
Postimi:
“MIRË MËNGJES dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri bashkëngjitur videos së publikuar.