Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një video në llogarinë e tij në “Facebook”, e ka nisur me pamje nga Tamara në malësinë e Kelmendit.
Kreu i shtetit, shprehet se kjo zonë ka një shëtitore të re 5 mijë m2, ku janë rikonstruktuar çatitë e shtëpive karakteristike.
Rama ka publikuar pamje nga Tamara, ku fton turistët vendas dhe të huaj që ta vizitojnë.
Sipas kryeministrit, në këtë zonë është bërë veshja e fasadave, duke e kthyer në një atraksion për turistët.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me Tamarën e bukur, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri.