Pas Athinës dhe Milanos, kryeministri Edi Rama do ta vijojë turin e takime me diasporën në New York.
Ai do të takohet me qytetarët shqiptarë sot, ndërsa në ekranet gjigante të Times Scuare u shfaq njoftimi i këtij takimi.
Ky takim në New York vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.
“Të shtunën 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, u shpreh ai më parë.
Në javën e parë të nëntorit, turi i kryeministrin me diasporën do të vijojë me shqiptarët në Selanik.