Ditën e sotme, përmes një video të publikuar në llogarinë e tij “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, në vigjilje të Vitit të Ri ka ndarë pamje nga atmosfera e gëzueshme e Bazës Ajrore të Farkës.
Kreu i qeverise uron për qetësi shpirtërore në çdo familje shqiptare.
Mesazhi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe nga atmosfera e gëzueshme e Bazës Ajrore të Farkës, ju uroj një vigjilje të Vitit të Ri plot qetësi shpirtërore në familjet tuaja”, shkruan Rama.
Baza Ajrore Farkë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen mbështetjen me transport të mesëm të trupave, materialeve dhe evakuim shëndetësor në operacione luftarake dhe joluftarake, operacione humanitare dhe të shërbimit SAR si dhe detyra të tjera në interes të operacionit.