Kryeministri Rama në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, takohet me Melonin, Zelenskyn dhe Von der Leyen

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, dedikuar mbështetjes për Ukrainën dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të agresionit rus.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale, pamje nga momentet e takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky, si edhe presidenten e KE Ursula von der Leyen.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Kryeministri Rama, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë të nivelit të lartë, duke e quajtur një “forum ndërkombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme”, ku vendet mike të Ukrainës bashkojnë forcat për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të rimëkëmbjes së vendit.

 

 

Në konferencë marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, vendeve të G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe përfaqësues të sektorit privat.


Shtuar 10.07.2025 13:13