Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: Pranverë në liqenin e kryeqytetit të Veriut

Përmes një video në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje nga liqeni i Shkodrës, ku shprehet se tashmë falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është bashki e rilindur.

Sipas kreut të shtetit, “dallëndyshet e para të linjës bashkiake të lundrimit turistik, që janë rikthyer këtë pranverë në Liqenin e kryeqytetit të Veriut pas viteve ‘30 të shekullit të shkuar”.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me dallëndyshet e para të linjës bashkiake të lundrimit turistik, që janë rikthyer këtë pranverë në Liqenin e kryeqytetit të Veriut pas viteve ‘30 të shekullit të shkuar, falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit për bashkinë e rilindur të Shkodrës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


Shtuar 15.04.2024 09:02