Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë disa pamje nga punimet që po kryhen në Pediatrinë e Tiranës.
Gjithashtu, kreu i shtetit shton se po punohet edhe me godina të tjera të QSUT-së.
Postimi i Ramës:
“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.
Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”, shkruan Rama.