Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin e kabinetit të ri qeveritar.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Diten e djeshme, kryeministri Edi Rama, prezantoi dje zyrtarisht emrat e kabinetit të ri qeveritar, nga punimet e Asamblesë Kombëtare socialiste.
Për 2 orë e 30 minuta, Rama foli për sistemin e drejtësisë, arrestimin e zyrtarëve të PS, duke mos kursyer në disa momente edhe kritikat ndaj SPAK e GJKKO, si dhe objektivat e mandatit të ri qeveritar.
Në mbyllje të fjalës, Rama prezantoi qeverinë e re me emrat e ministrave. Tetë prej anëtarëve të ekzekutivit të deritanishëm nuk do të jenë më pjesë e qeverisë që pritet të nisë punë pas pak ditësh, ndërsa janë afruar 6 emra të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave dhe kabinetit “Rama 4”.