Kryeministri Rama: Mund të mbetemi në vend numëro, jemi në një udhëkryq të ri, duhet të adresojmë…

Ka nisur takimi i zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist. Kryeministri Edi Rama, në nisje të fjalës së tij u shpreh se këtë herë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit, për tema të posaçme që do të trajtohen nga ministra përkatës.

Gjithashtu, Rama nënvizoi se do të ndajë opinionin e krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhet vendi, që nga situata ekonomike dhe rruga drejt BE, duke u shprehur se janë në një udhëkryq të ri pavarësisht rritjes ekonomike. Sipas tij Shqipëria ka shkëlqyer ndërkombëtarisht.

“Siç e tha kreu i grupit sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit ku këtë radhë qeveria që do të raportojë para grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë përmes mediave, opinionin që kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi, jo thjeshtë ne si mazhorancë pro si vend. Pas një fitoreje historike në mbledhje, pas çeljes të gjithë kapitujve në një kohë rekord, si edhe pas zhvillimeve që lidhen sa me ecurinë dhe me fatin e reformës historike në drejtësi, edhe me rrugën e rritjes ekonomike dhe qedrueshmërisë politike.

Unë besoj që duhet të shohim bashkë se jemi në një udhëkryq të ri. Ndërkohë që ekonomia vijon të ecë me ritmet e parashikuara, projektet në zhvillim, hartim e sipër apo plan për t’u zhvilluar në këtë mandat, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet disa rreziqe që kërkojnë një adresim të vendosur dhe disiplinë nga ana jonë, flas për deputetë e ministrat.

Ndryshe Shqipëria rrezikon të mbesë në vend numëro duke humbur mundësitë më të mëdha që ka pasur për t’u ngjitur aty ku e kërkon amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Sipas Ramës duke humbur kohën më të çmuar për t’u ngjitur dhe ecur drejt rrugës europiane, Shqipëria rrezikon të mbetet në vend numëro”, tha ai.


Shtuar 26.02.2026 11:23