Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot të tjera ndryshime në strukturat e 3 ministrive, në atë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Ministrisë e Drejtësisë dhe tek e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre e Jashtme, ndërsa është liruar nga detyra Silda Çepe.
Ndryshime janë bërë dhe në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ku është emëruar në detyrë si zëvendësministër Besjan Kadiu, i cili ka zënë vendin Klajdi Karametës.
Fatmir Guri ka marrë postin e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa është liruar nga detyra si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, Ana Kapaj.
Gjithashtu në ministrinë e Drejtësisë është emëruar zëvendësministre Elona Hoxha.
Emërime:
Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Shkarkime:
Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.