Kryeministri Rama mbledh sot deputetët e Tiranës

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, do të mbledhë në orën 14:00 deputetët e Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Mësohet se kjo mbledhje do të mbahet në vijim të zhvillimeve që priten në pranverë.

Socialistët do të kalojnë një pranverë duke u marrë me organizimin e partisë dhe takimet në terren me anëtarët dhe rekrutimet e reja.

Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PS, do të mbahen në periudhën maj-qershor.


Shtuar 4.03.2026 13:40