Ditën e sotme, 3 Korrik 2024, do të përcillet për në banesën e fundit gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Lamtumirën e fundit Ismail Kadaresë, ia ka dhënë edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në homazhe bashkë me të shoqen, Linda Rama.
Në një fjalim pranë arkmortit të Ismail Kadaresë, kryeministri Edi Rama, ka treguar se përse u vendos që ai të prehej në varrezat e Tufinës dhe jo diku tjetër.
Gjithashtu, kreu i shtetit u shpreh se Kadare nuk i kishte qejf tubimet, fjalimet dhe se do argëtohej shumë me propozimet për ta varrosur te Dëshmorët e Kombit, pranë vëllezërve Frashëri, apo dhe te varrezat e dëshmorëve në Kosovë.
Rama: “Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin. Ndërkohë qëkur lajmi i vdekjes së Kadaresë mori dhënë, në kuptimin e mesazheve të shpeshta të ditëve të mia të zakonshme, më vinin hera herës opinione të ngutura nga një ankthi çuditshëm për vendvarrimin.
I lexoja dhe më kujtohej Ismaili dhe përpiqesha të mendoja si do i merrte ai ato propozime për ta varrosur te vëllezërit Frashëri, përballë Rognerit apo deri te varrezat e dëshmoreve në Kosovë. Nuk e di dot çfarë do thoshte, por e di njësoj se ai arkmort ku është shtrirë trupi i tij, se po ti kisha treguar dot vigjiljen time të këtij ceremoniale dje në darkë, do të argëtohej shumë. Siç thoshte Márquez ‘do t’i vinte plasja që nuk do merrte dot pjesë në funeralin e vet.
Kur edhe Helena më çoi fjalë se donte vetëm fjalën time në këtë funeral, zgjodhi të keqen më të vogël. Një fjalim të pashmangshëm të rastit, por të paktën nga dikush që nuk flet thjeshtë se ia kërkon detyra, por dhe si dikush që Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Kështu ky nder kaq i posaçëm dhe një barrë përgjegjësie mu pranë arkmortit të njeriut që e ngiti gjuhën shqipe në majë, mu bë dhe një siklet i ububushëm, po aq rrallë sa dalja në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, fjalimet”.