Kryeministri i Polonisë i ka bërë thirrje Gjermanisë që të tregojë guzim dhe të lejojë vendin e tij të eksportojë 14 tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë.
Mateusz Morawiecki i tha BBC-së se Gjermania kishte një “përgjegjësi të veçantë”, pasi kishte krijuar “fonde të mëdha ruse” para luftës duke blerë gazin e saj.
Ukraina i sheh tanket si jetike për të thyer linjat ruse dhe për të mposhtur një kundërofensivë të parashikuar. Por duke qenë se Leopard 2 prodhohen në Gjermani, Berlini duhet të miratojë eksportin e tyre.
Gjermania ka hezituar të dërgojë të sajat ose të lejojë kombet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Një nga shqetësimet e saj është se një lëvizje e papritur mund të përshkallëzojë më tej konfliktin me Rusinë.
Morawiecki tha se do t’i jepte Gjermanisë një ose dy javë për të marrë një vendim, por do të dërgojë tanket e Polonisë, çfarëdo që të thotë Berlini.
“Ne do ta bëjmë këtë, pavarësisht se cili do të jetë vendimi. Por ne duam të vazhdojmë procedurat që na kërkohen”, tha ai.
Ai gjithashtu pohoi se Gjermania duhet të dërgonte disa nga Leopard 2 të saj – ai tha se ata kishin 350 tanke operative Leopard dhe 200 në rezervë.
Presidenti Zelensky beson se rreth 300 tanke Leopard do ta ndihmonin atë të mposhtte Rusinë.
Qeveria gjermane i tha BBC-së se kishte marrë kërkesën për të eksportuar 14 tanke të prodhimit gjerman të martën. /albeu.com