Kryeministri deklaronte se s’ka shanse t’i marrin telefonin, Altin Dumani kërcënon Edi Ramën në Parlament: S’je i paprekshëm

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka pyetur sot në Kuvendin e Shqipërisë gjatë raportimit kreun e SPAK, Altin Dumani, se përse e kanë shpallur të paprekshëm Edi Ramën.

Altin Dumani tha se për SPAK askush nuk është i paprekshëm ndërsa theksoi se kryhen hetime dhe më pas mblidhen prova e ngrihen akuza.

Dukshëm, Altin Dumani kërcënoi kryeministrin Edi Rama në mes të Parlamentit, ndërsa ky i fundit më herët ka deklaruar teksa fliste për Reformën në Drejtësi, se “mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë. Kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë.”

Pyetje nga deputeti Luçiano Boçi: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën? Pse nuk mban ai përgjegjësi penale?

Përgjigja e Altin Dumanit: Për SPAK nuk ka asnjë të paprekshëm. Në çdo procedim penal të regjistruar, hetohet fillimisht në drejtim të faktit penal dhe autorit të veprës penale. Kryhen hetime të gjithanshme dhe objektiv me qëllim grumbullimin e provave dhe ngritjen e akuzave.


Shtuar 27.10.2025 18:30