Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë pasditen e sotme në Euronews ka folur për gjuhën e presidentit Ilir Meta gjatë fushatës së 25 prillit.
Kryemadhi tha se me atë çfarë ka bërë kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, gjuha e bashkëshortit të saj i është dukur shumë normale.
Ajo gjithashtu ka treguar se Meta i shoshte shpesh se Ilir Meta i kishte thënë se Basha ishte një lule artificiale.
“Me atë çfarë kanë bërë këta. Më duket shumë normale gjuha e Ilir Metës. Me mënyrën dhe metodologjinë që ka përdorur Edi Rama dhe Ilir Meta duke e ditur që kishte të drejtë edhe për djegien e mandateve. Dhe me thonte mos i beso Lulëzimit se Lulzimi është lule artificiale që është në duar të tjerëve, normal që gjuha e Ilir Metës është shumë tolerante për mua”, tha Kryemadhi./albeu.com