Kryemadhi: Me bukë me vete do u qepem incineratorëve edhe për 30 vjet, pastaj të merret vajza e vogël

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur se edhe për 30 vite do ta ndjekë vet çështjen e Inceneratorëve dhe pastaj do t’ja pasojë si “amanet” të bijës.

Komentet Kryemadhi i bëri teksa ishte e ftuar në “Ora e Betit”, ku u zotua se nuk do ti ndahet dosjes së incineratorëve.

“Mua nuk ke çfarë më bën më. Më shumë se i kanë bërë Monika Krymadhit, fëmijëve të saj dhe familjes së saj nuk kanë çfarë ti bëjnë më. Incineratorëve nuk u ndahem. Aty më kanë me bukë me vete, si Skëndërbeu me turqit jam unë. Nga pas te incineratorët, do ta pres 700 ditë, 1700 ditë, është 30 vjet koncesion. Nuk u ndahem se kam akoma prova të tjera për të publikuar. Unë pres SPAK.

SPAK është në atë moment që ata dy prokurorë që ka në incineratorin e Tiranës të pakën  të kenë mundësi që në 700 ditë kanë verifikuar një letër. Nuk po flas për evazionin fiskal që është me 6231 fletë që nuk i fshehin dhe fshijnë dot. Nuk kanë ku ti fshehin. Nuk po flas për incineratorin  e Elbasanit dhe Fierit që i mbyllën dhe i rihapën. Donin ti linin vetëm me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Por Alqi Bllako ka bërë më pak faj se Armando Subashi i Fierit. Janë shumë gjëra që ne po i shikojmë. 30 vjet këtu jam unë, edhe po e lashë unë ka për ta vazhduar vajza e vogël, ajo më ngjan mua”, u shpreh Kryemadhi.