Kryekomisari Asllan Shytaj: Autori që vrau 14-vjeçarin nuk shfaqi pendesë, dy familjet janë në konflikt të hapur

Mbrëmjen e djeshme, kryekomisari Asllan Shytaj, teksa ishte i ftuar në emisiponin “Top Story”, ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin Mario Perlleshaj që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur, detaj të cilin e konfirmon edhe profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili tha se “ka pasur vetëm dorën të fashuar”.

14-vjeçari Mario Perlleshaj, është marrë ditën e djeshme në pyetje, e nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.

“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga Veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, u shpreh Shytaj.


Shtuar 21.11.2024 08:23