Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Këtë të hënë, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Raportohet se paraqitja e saj lidhet me një kallëzim të bërë nga Partia Demokratike, në lidhje me parregullsitë e pretenduara gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Ndaj saj ka edhe një kallëzim nga banorët e fshatit Suk.

Kjo është hera e dytë që ajo paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Shtuar 23.06.2025 10:17