Këtë të mërkurë, autoritetet kroate, kanë bllokuar një ngarkesë prej 8 mijë kilogramësh speca djegës të eksportuara nga Divjaka, pasi gjatë kontrollit në kufi u zbuluan tre lloje preparatesh bujqësore të ndaluara.
Sasia e sekuestruar do të asgjësohet në Kroaci, pa pasur mundësi rikthimi në Shqipëri.
Ky incident vjen vetëm pak javë pas rasteve të ngjashme, kur Kroacia dhe Sllovenia ndaluan hyrjen e perimeve shqiptare për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve.
Më herët janë kthyer domatet dhe pjeshkët.
Ngjarja ka ngritur sërish shqetësime mbi mungesën e kontrolleve rigoroze për produktet bujqësore shqiptare.