Kriza zhyt Libanin në errësirë, vendi mbetet pa energji elektrike

Libani ka mbetur pa energji elektrike, duke e zhytur vendin në errësirë mes një krize të rëndë ekonomike.

Një zyrtar i qeverisë tha për agjencinë e lajmeve Reuters se, dy termocentralet më të mëdhenj të vendit, Deir Ammar dhe Zahrani, ishin mbyllur për shkak të mungesës së karburantit, raporton albeu.com.

Rrjeti elektrik ndaloi plotësisht punën sot dhe nuk ka gjasa të rindizet për disa ditë, thanë ata.

Për 18 muajt e fundit Libani ka duruar një krizë ekonomike dhe mungesa ekstreme të karburantit.

Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj dhe ka ndezur demonstrata të mëdha kundër politikanëve.

Mungesa e valutës së huaj ndërkohë e ka bërë të vështirë pagesën e furnizuesve jashtë shtetit të energjisë.

Shumë libanezë tashmë varen nga gjeneratorët privatë me naftë për energji. Sidoqoftë, këto janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta për të punuar në mes të mungesës së karburantit dhe nuk mund të mbulojnë mungesën e një rrjeti energjetik mbarëkombëtar./albeu.com


Shtuar 10.10.2021 09:54