Kryeministri Edi Rama ka dalë në deklaratë për shtyp për të diskutuar për impaktin e luftës në Ukrainë mbi çmimet e energjisë dhe naftës.
Ditët e fundit nafta në vendin tonë ka arritur një rekord historik, por sipas kryeministrit kjo varet nga tregu në botë.
“E pame të arsyeshme ta nisim që në fillim të ditës këtë komunikim, për të informuar publikun lidhur me krijimin e një komunitetit të posacëm ndërministror për përballim e pasojave të luftës. Në nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjithe vendet e tjera të NATO-s në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik, si rezultat e daljes nga binaret e normaliteti të kosotove dhe të vlerave në çmim të mallrave të konsumit.
Sot dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë pasi është palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizëz energjitike vjen duke u rritur çdo ditë,” thotë fillimisht Rama. /albeu.com