Kriza energjitike, kryeministri i RMV: Na pret një dimër i vështirë, do të mbështesim familjet në nevojë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar qytetarët se ky dimër që po vjen do jetë një nga më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai premton se familjet sociale me të ardhura të ulëta do të ndihmohen nga qeveria me masat anti-krizë që po përgatiten. Ndërsa institucionet tjera përkatëse po bëjnë çmos që vendi gjatë dimrit të furnizohet me energji përmes burimeve alternative.

“Na pret dimër më i rëndë pas luftës së dytë Botërore në Europë. Këtë e kam thënë në muajin maj, por edhe kryeministrat e tjerë në rajon, të gjitha masat të cilat do të merren do të jenë të destinuara për familjen e rrezikuara. Të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe qytetarët të cilët marrin paga më të ulëta do të kenë përparësi për t’i shfyrtëzuar masat të cilat do t’i ndërmerr qeveria. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative’, tha ai në një prononcim për mediat.

Deri tani qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 76 milionë euro për mast anti-krizë, janë marrë vendimet e para për të siguruar ngrohje për Qytetin e Shkupit dhe energji elektrike në sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në vend./albeu.com

Shtuar 31.07.2022 20:08