Kriza energjitike kap dhe Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski prezanton masa të reja

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se sezoni i ngrohjes në Shkup do të fillojë rregullisht, si çdo vit, më 15 tetor dhe se mjetet për ngrohje gjatë këtij dimri janë siguruar. Ai tha se është marrë vendimi nga qeveria për t’i dhënë licencën ndërmarrjes shtetërore ESM-së në bashkëpunim me kompaninë Adora për t’u siguruar ngrohje shkupjanëve këtë dimër.

“Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike. I bëj thirrje Qytetit të Shkupit, Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca që në afat sa më të shkurt të japin mendim pozitiv me çka do të krijohen kushte për funksionimin e EMV-së me ngrohtoret. Janë siguruar mjetet e nevojshme për sigurimin e energensëvë për ngrohje termike. Lidhur me energjinë elektrike, 80 për qind e subvencionojmë faturën për energji elektrike për 650 mijë amvisëri, ndërsa mbi 70 mijë kompani dhe subjekte tjera juridike të ashtuquajtur konsumator të vegjël me qarkullim vjetor deri në 2 milion euro do të marrin rrymë elektrike të subvencionuar e cila do të jetë 3 herë më e ulët se ajo në bursë”, deklaroi Kovaçevski.

Ai njoftoi se Këshilli Ekonomik dhe Energjetik i Qeverisë vendosi sonte të fillojë procedurën për dhënien e licencës për prodhimin e energjisë termike nga tregu i rregulluar në përputhje me nenin 6 të Ligjit për Energji të ESM, njoftoi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski tha se këto janë vetëm ndër masat e para të ndërmarra për kalimin e krizës energjetike në vend.


Shtuar 29.09.2022 21:21