Kriza energjike, Kurti: Mbrëmë jam ngrohur me batanije

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një konference për media mbrëmjen e sotme, ka folur për krizën energjitike.

Kurti ka deklaruar se mbrëmë kur ka shkuar në shtëpi, është ngrohur me batanije, për të kursyer energjinë.

“Unë më shumë jam ose në makinë duke udhëtuar nga një vend në një vend tjetër, ose në Kryeministri ku e kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije”, tha Kurti.

Më tej në deklaratë, Kurti tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, deklaroi Kurti./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 19:31