Kriza energjetike dhe vështirësitë ekonomike, mediat greke: Erdogan i kërkon ndihmë Putinit për të fituar zgjedhjet e ardhshme

“Erdogan i kërkon ndihmë presidentit rus Vladimir Putin për të fituar zgjedhjet”, kështu shkruajnë mediat greke.

Duke u përballur me sfida serioze në zgjedhjet e ardhshme mes një ekonomie të trazuar, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan i është drejtuar Rusisë për ndihmë në rritjen e rezervave të parave, rehabilitimin e imazhit të tij të dëmtuar dhe për t’u ofruar konsumatorëve lehtësim me ulje të çmimit të energjisë.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga një turne në Ballkan javën e kaluar, Erdogan zbuloi negociatat e vazhdueshme me presidentin rus Vladimir Putin për një ulje të çmimit të gazit natyror.

“Rusia nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj nesh. Unë pata një bisedë me të për çmimin e dërgesave të gazit,” u tha ai gazetarëve duke shtuar: “Nëse ai i qaset kësaj pozitivisht, atëherë ky do të ishte ‘creme de la crème’ sepse qëllimi ynë është të ofrojmë sa më shumë energji elektrike dhe gaz natyror për qytetarët tanë me kushte më të favorshme.

 

 

Popullariteti i Erdoganit ka ardhur në rënie në Turqi dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka humbur mbështetjen sipas sondazheve, kryesisht për shkak të rritjes së inflacionit dhe papunësisë së lartë, veçanërisht tek të rinjtë, dhe rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë. Prioriteti i tij i parë është të ndalojë Rusinë nga shkurtimi i furnizimeve me gaz për Turqinë, siç bëri Putin për Evropën, dhe më e rëndësishmja, të marrë koncesione nga Moska për një çmim të zbritur, ndërkohë që Moska kërkon mënyra për të mposhtur sanksionet perëndimore.

Shtuar 20.09.2022 07:43

Tags: ,