Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u shpreh se në vendin tonë ka “një krizë të specit”.
Sipas tij, shteti duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në eksport, duhet ta bëjë pa frikë e për t’i dalë zot bujkut, prodhimit të tij, eksportit që nuk është vetëm i bujkut, por edhe i bilanceve të shtetit”, thekson Braçe.
“Ne nuk prodhojmë pesticide, i blejmë në Kroaci, Slloveni, Suedi, Itali, Hollandë etj; përdorimi i tyre në këtë vend, siç edhe në Kroaci e më gjerë, është i ligjshëm; bujqit po bëjnë kujdes maksimal për të respektuar ligjin e rregullat në përdorimin e tyre dhe prodhimin, vjeljen e produktit të shëndetshëm! Në këtë moment të fortë krize, shteti duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në eksport; duhet ta bëjë, pa frikë e për t’i dalë zot bujkut, prodhimit të tij, eksportit që nuk është vetëm i bujkut, por edhe i bilanceve të shtetit”, shprehet Braçe.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Ka një krizë të specit. Të gjitha llojet nga kapia tek babura, në Divjakë e më gjerë! Speci po digjet nëpër sera, grumbulluesit po vuajnë mosbesimin e tregjeve jashtë dhe blerësit jashtë kanë parë në sistem deklarimet e KROACISË; BUJQIT PO HUMBIN EDHE NJË HERË!
Poooooo, ngjarja e vetme në Kroaci me një parti malli, ka bërë dëm kolosal; heshtja e autoriteteve zyrtare-shtetërore e ka bërë dëmin edhe më të madh.
Dua të sqaroj dhe një herë: Ne nuk prodhojmë PESTICIDE, i blejmë në Kroaci, Slloveni, Suedi, Itali, Hollandë etj; përdorimi i tyre në këtë vend, siç edhe në Kroaci e më gjerë, është i ligjshëm; BUJQIT PO BËJNË KUJDES MAKSIMAL PËR TË RESPEKTUAR LIGJIN E RREGULLAT NË PËRDORIMIN E TYRE DHE PRODHIMIN, VJELJEN E PRODUKTIT TË SHËNDETSHËM!
Në këtë moment të fortë KRIZE, SHTETI duhet të dalë garant tek çdo partner tregtar në EKSPORT; duhet ta bëj, pa frikë e për t’i dalë zot bujkut, prodhimit të tij, eksportit që nuk është vetëm i bujkut, por edhe i bilanceve të shtetit;
Kjo zgjidhja që qarkullon në DIVJAKË – bëni analiza, bëni analiza, është shumë e shtrenjtë për bujkun: 500 euro analiza për një vjelje, në një serë që mund të dojë 10 vjelje, arrijnë në 5000 euro që janë shumë për bujkun, shumë fare, kur çmimet janë poshtë e euro i bën edhe më të vogla!
GJITHË PRODHIMI YNË KA RËNË NË KRIZË NGA DIVJAKA NË SUK E DRENOVICË;
DUHET NDËRHYRË TANI; KY SPEC NUK TË HELMON!