Kritikuan librin? Ermali i përgjigjet edhe Iva Tiços. Përse mungoi Elvana Gjata?

“Në garë me veten” është një libër i ardhur së fundmi nga Ermal Mamaqi, botim i tij i parë në këtë zhanër sepse jemi mësuar ta shohim në media, film, si prezantues dhe aktor. Libri i sjellë nga ai është nga më të komentuarit, ashtu sikurse seminaret e tij, teksa njoftoi ndryshimin e jetës së tij profesionale. Gjatë programit “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ai nënvizoi se ky është misioni i jetës së tij dhe nëse e sulmojnë sigurisht që do t’i dalë në mbrojtje.

“Në fund të ditës njerëzit duhet të kuptojnë se pavarësisht se nuk i pëlqen kjo që unë po bëj, në fund ky është biznes dhe kur ti më sulmon biznesin do të thotë që po më vë në rrezik ose po sulmon rrogën e 40 familjeve, përfshirë këtu dhe timen. Dhe sigurisht që unë nuk do të ndjehem mirë, do dal në mbrojte”.

Në kuadër të komentimit të “sulmeve” apo komenteve kundër projekteve që herë pas here Ermali publikon, u ndalën edhe tek komentimi i Iva Tiços. Ai u shpreh se të gjithë kanë nevojë për trajnimet e tij, madje edhe Iva Tiço.

“Patjetër, jo vetëm ajo, por kushdo që është në këtë njësi mendimi”.

Ndër të tjera ai shtoi: “Do shqetësohesha nëse komentet për librin do vini mbasi do ta kishin lexuar librin. Kjo është çudia, që ti sulmohesh pse e ke marrë guximin apo vendimin që ta shkruash. ‘Pse e bërë ti këtë?’ Me shumë dashuri e pres kritiken dhe jam shumë i hapur të mos kem qëlluar në shenjë. Dhe është shumë në rregull, është libri im i parë. Por që të gjuhem dhe të shahem përse e kam bërë një libër kjo është e çuditshm. Në të gjithë botën ka aktorë, komedianë, sportistë, të cilët kanë shkruar librat e tyre dhe nuk besoj se kanë pasur kritika të kësaj natyre, të nivelit të kafeve ‘kur u bë ky’.”

Gjatë eventit të librit ai pohoi se Ami, bashkëshortja e tij, është mbështetësja e tij më e madhe, ndaj Ermal Peçi e pyet se çfarë qëndrimi ka ajo për komentet që i bëhen atij.

Mamaqi tha se: “Po sigurisht, ajo është një fren e fortë, pavarësisht kësaj në të gjitha rastet ajo ka një lloj qetësie që më qetëson dhe mua. Në fund të ditës dihet se cili do jetë përfundimi sepse kështu ka ndodhur me çdo projekt që ne bëjmë. Këto përgjigjet ose kundërpërgjigjet më shumë kanë kaluar në fazë argëtimi me mua, dhe si të thuash nxitje për marketingun.”

A është një nga më të pasurit Ermali? Një oligark? “Jo nuk e besoj, ka shumë më shumë se unë”.


Shtuar 9.11.2022 18:25