Krimi pushton vendin, aksidente e vrasje kudo: Çuçi në konferencë të jashtëzakonshme

Në një kohë kur Shqipëria hoqi masat anti covid-19 për të rritur turizmin në zonën bregdetare, një krim i rëndë mes dy familjesh biznesesh ndodhi në Velipojë.

4 të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci nga kjo përplasje mes familjes Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë, për shkak të disa shezlongëve, duke tronditur turistët dhe ngjallur frikë dhe pasiguri për jetën.

Pas një mbledhje me kryeministrin Rama dhe drejtorët e Policisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Kryeministri Rama deklaroi ditën e djeshme se ka ardhur koha të bëhen ndryshime në strukturën e policisë se Shtetit si një masë e ndërrmarrë pas përplasjes së rëndë në Velipojë, si dhe aksidentëve të përditshme me të vdekur e të plagosur.

NJOFTIMI:

Në orën 11:00 ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, do të zhvillojë një konferencë për media në sallën brenda ministrisë. Ju ftojmë të jeni të pranishëm për të adresuar pyetjet që keni. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.06.2021 10:04