Krimi në Shkodër/ Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito

Ditën e djeshme, një turist amerikan vrau me thikë bashkëshorten e tij në Shkodër. Njarja ndodhi në hotelin ku çifti po qendronte.

Policia e Shkodrës, ka arrestuar shtetasin amerikan Brandon Saporito 57-vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Saporito dyshohet se në datën 2 maj, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54-vjeçe.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër, arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57-vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme (2 maj) në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.


Shtuar 3.05.2025 10:26