Krimi në familje, Marsela Pushani lihet në burg, kërkon lirinë: Nuk ka kush të kujdeset pën nënën time

Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj, Amanda Pushani është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Në dëshminë e saj, 40-vjeçarja tha: “Nuk do të doja kurrë të vrisja motrën time”.

Ajo kërkoi para togave të zeza një masë më të lehtë, pasi nuk kishte kush kujdesej për nënën e saj të moshuar.

“Nuk do të doja kurrë të vrisja motrën time. Dua të më jepni një masë më të lehtë se nuk ka kush të kujdeset për nënën”, tha autorja e dyshuar e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, më 2 shtator.

Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amandës si natyrale, por autopsia zbuloi se kishte humbur jetën pas një goditjeje me thikë.

Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike.

Edhe e ëma, njësoj si Marsela deklaroi se Amanda pinte dhe shpesh i dhunonte dhe kërcënonte.

Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës./Albeu.com/


Shtuar 5.09.2023 11:53