Krimi makabër në Tiranë, Dan Hutra: Vrasjet i kisha planifikuar që në burg

“Vrasjet i kisha planifikuar në burg. Më hynë në hak”, kjo është dëshmia e autorit të masakrës në Tiranë, Dan Hutra, i cili vrau tre gra ditën e djehsme.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori ishte i vendosur për të kryer këto ngjarje të rënda që në momentin kur  ish-bashkëjetueses  Elena dhe familja e saj e kishin kallëzuar këtë të fundit për dhunë dhe kërcënimet e kryera nga ky i fundit.

Kujtojmë që Dan Hutra vrau dje  kunatën dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënë e saj.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thkë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Ai u arrestua mbrëmjen e djesme  pranë sharrës në Tiranë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj.

./albeu.com/.


Shtuar 2.03.2023 10:27