“Krimi ka penetruar në polici”, Peka: Rama bashkoi bandat me shtabet e PS-së, në të gjithë Shqipërinë

Avenir Peka, drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e demokratëve në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, në Rrugën e Shpresës.

Duke kujtuar të vrarët e pafajshëm në atentatet mafioze, Peka theksoi se policia ka penetruar në të gjithë policinë dhe kjo situata do të prodhojë viktima të tjerë të cilët ndodhen në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Sipas Pekës, shtabet elektorale të partisë në pushtet drejtoheshin nga bandat që merrnin urdhra nga burgjet nga Spanja, nga Dubai nga vendet e Amerikës Latine dhe nga vende të tjera të Europës dhe kjo gjë ka ndodhur me fuqinë e Edi Ramës.

Peka: Jeni bërë gati për në 20 shkurt? E gjithë Shqiëpria do të derdhen në shesh. Do e fillojmë nga kjo rrugicë nga ku vetëm 50 metra më tutje ëhstë burimi i së keqes. Mjerë ata kombe që nuk e mundin të keqen. Ne jemi këtu për ta mundur të keqen, ne jemi këtu për të fituar. Dje në mëngjes Kurbini u gdhi nga krismat e armëve. Selman Mihana, një burrë i urtë një familjar ngeli i vdekur. Ai vdiq se qëlloi në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Në vendin dhe kohën e gabuar qëlluan edhe Klodia Rasha, Edmond Curri, Mimoza Paja, Pal Kola, Etleva Kurti, Mylvete Hysa dhe Hasime Dasku.

Sot ne po mësojmë se bashkautor në atë krimi ishin dhe drejtuesit e policisë në Kurbin. Ky nuk është rasti i parë dhe duke parë penetrimin e krimit në polici kam frikë se nuk do të jetë dhe i fundit. Para pak kohësh SPAK arrestoi një oligark trafikan droge, një drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror. Në përgjimet e ardhura nga Belgjika dhe Holanda rezultonte se ata ishin të përfshirë në trafikun e drogës dhe vrasje. Por ajo që SPAK nuk na tha ishte se këta individë ishin anëtarë të shtabit elektoral të kandidatit të PS në Shkodër. Në Shkodër pamë bashkë PS kandidatin e tyre, bandat kriminale, oligarkët, policinë, patronazhistët. Shkodra nuk ishte vetëm.

Ato çfarë pamë në Shkodër i pamë edhe në Lezhë, edhe në Kukës edhe në Kamëz edhe në Vlorë edhe në Vorë edhe në Durrës edhe në Tiranë edhe në Elbasan edhe në të gjithë Shqipërisë. Pamë se si shtabet elektorale të partisë në pushtet drejtoheshin nga bandat që merrnin urdhra nga burgjet nga Spanja, nga Dubai nga vendet e Amerikës Latine dhe nga vende të tjera të Europës. PD e di se kush janë ata, ka përgatitur një raport të hollësishëm të cilin e ka dërguar aty ky duhet. Por kush e ka fuqinë për ti bashkuar të gjithë këta në çdo cep të Shqipërisë? E ka fuqinë ai që ka fuqinë për të kaluar 17 VKM brenda një dite.


Shtuar 11.02.2024 19:03