Krimi në familje/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në Vlorë

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh u gjet pa shenja jete në banesën e tyre.

Policia ka dhënë informacion zyrtar, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Sipas uniformave blu, rreth orës 13:30 urgjenca mjekësore ka njoftuar se një shtetase ishte gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se viktima, shtetasja Sose Xhebro., 40-vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Llogora Xhebro., 50-vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në garazh, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila do të shërbejë si provë materiale në hetim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Orikum/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 2.01.2026 14:41