Kreu i SPAK Arben Kraja, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh se është kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore. Gjithashtu u ndal te korrupsioni dhe pastrimi i parave.
Kreu i SPAK tha se ky është një fenomen i pranishëm, ndërsa shtoi se duhet një punë e madhe dhe një koordinim i gjithanshëm për ta luftuar.
“Ne kemi kërkuar të forcohet siguria e strukturës (SPAK) për të dhënë produkte sa më pozitive. Me rëndësi është vullneti i mirë për t’u bërë. Nga perceptimi ynë padiskutim që ka, ka korrupsion në të gjitha strukturat në të gjitha fushat. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet një koordinim i gjithanshëm. Ne si prokurori kemi pasur prioritet pjesën e korrupsionit, hetime të zyrtarëve të nivelit të lartë”, tha Kraja./albeu.com
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/765816004588072/