Gazetari Basir Çollaku, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News, u shpreh se hetimi për krimet zgjedhore që nisi në Klos është ‘bërthama’ e qarkut të Dibrës dhe se do vazhdojë edhe në Burrel, Bulqizë e Peshkopi.
Çollaku: Më saktë do thoja çfarë nuk ka ndodhur në Dibër.
Ajo që nisi në Klos është bërthama e qarkut të Dibrës.
Ka filluar aty dhe besoj se do vazhdojë në Burrel, në Bulqizë e Peshkopi.
Sasia e ngjarjeve kriminale gjatë këtij harku kohor të zgjedhjeve ishte vërtet përtej imagjinatës.
Këtu i gjeja të gjitha, gjeja krimin e organizuar, gjeja mafian, gjeja pushtetin, bashki, qeveri, polici, prokurori nuk e dija se kush mungonte.
Shihja një lloj gare midis grupeve e bandave të shkrirë në zyrën e pushtetit.
Ata kishin të njëjtën zyrë.
Kemi qenë 7 kandidatë të cilët kemi punuar bashkërisht në pjesën më të madhe të kohës dhe denoncimet kanë qenë në pjesën më të madhe edhe të koordinuara.
Kemi bërë kallëzime reale, nuk kemi thënë ‘kam dëgjuar se’.