Krim makabër në SHBA, babai rreshtoi 3 djemtë e tij dhe i ekzekutoi (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohajo, SHBA kur tre fëmijë të moshës 3, 4 dhe 7 vjeç u ekzekutuan me gjakftohtësi nga babai i tyre.

Chad Doerman u arrestua menjëherë pas krimit të enjten e kaluar dhe po mbahet në burgun e qarkut Clermont.

Një ditë më pas, kur doli në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë, 32-vjeçari shpërtheu në lot.

Prokurorët përshkruan tmerrin që ndodhi pasditen e kaluar në shtëpinë e tij kur rreshtoi tre djemtë e vegjël dhe i vrau.

“Në një akt mizorie të papërshkrueshme, babai rreshtoi tre djemtë e vegjël dhe i ekzekutoi në shtëpinë e tij me pushkë. Dihet se njëri nga djemtë arriti të shpëtonte dhe vrapoi në një fushë afër shtëpisë. Ne gjithashtu e dimë, me pranimin e babait, se ai e gjuajti këtë djalë, e tërhoqi zvarrë në shtëpi dhe e ekzekutoi,”  tha  Prokurori i Qarkut David Gast  për Doerman në gjykatë.

Duke i quajtur vrasjet e djemve si “veprimin më të keq kriminal” që ka parë në karrierën e tij, Gast shpjegoi se nëna 34-vjeçare e fëmijëve u përpoq të shpëtonte fëmijët e saj duke i rrëmbyer armën 32-vjeçarit, i cili e qëlloi atë në krah.

Sipas të njëjtit prokuror, Doerman pranoi veprimet e tij, të cilat duket se ishin të paramenduara, megjithëse motivet e tij të sakta mbeten të panjohura për momentin./Albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 12:11

Tags: , ,