Kanadaja është tronditur nga lajmi i vrasjes së një të pastrehi nga tetë vajza të moshës 13 deri në 16 vjeç, të cilat ishin njohur përmes rrjeteve sociale.
Vrasja e 59-vjeçarit ndodhi të dielën e kaluar (18/12) në Toronto.
Sulmi me thikë ndodhi në një shesh pranë Stacionit Qendror të Torontos.
Siç njoftoi policia e qytetit, dëshmitarët okularë kanë panë vajzat që sulmonin me thika 59-vjeçarin e pastrehë, ku dha frymën e fundit në spitalin ku u dërgua për shkak të plagëve të rënda.
Vajzat jetonin në zona të ndryshme të Torontos dhe ishin njohur me njëra tjetrën në rrjete sociale.