Krim i rëndë në Llogara/ Sulmohet me çifte tufa e kuajve, vriten 7 kafshë dhe tre të tjera plagosen, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkasin fshatarëve të zonës së Dukatit, janë sulmuar me armë gjahu, (çifte), duke sjellë vrasjen e 7 prej tyre dhe plagosjen e 3 kafsheve te tjera.

Policia e Vlorës, është njoftuar për këtë krim mostruoz, duke shkuar në vengjarje së bashku me disa pronarë të Kafshëve, të cilët kanë konstatuar të vrara në mal, dy mushka, 5 të tjera të zhdukura, pasi ende nuk kanë gjendur dhe 3 kuaj të tjerë janë plagosur me saçma në pjesën e qafës.

Pamjet filmike tregojnë sulmin me armë që i është bërë kafshëve që qëndrojnë në malin e Llogarasë.

Një mjek veteriner, ka shkuar me banorë të zonës për mjekimin e 3 kuajve, duke i hequr saçmat e çiftes nga pjesa e qafës ku ishin goditur.

Mësohet se pjesa më e madhe e tufës së kafshëve që qëndrojnë të lira në llogara dhe gadishullin e Karaburunit, i përkasin Ksenofon Konomi, nga fshati Dukat i Vlorës.

Ky i fundit është një nga guidat më të vjetra të udhëtimit të turistëve me kafshë, në zonën e Karaburunit dhe Llogarasë.

Policia dyshon se për shkak të biznesit të tij mund të ketë ndodhur dhe ngjarja, ku motivi është konkurenca.

Ksenofon Konomi, ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Vlorës, duke kërkuar zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e personit që vrau me armë zjarri 7 kafshë në malin e llogarasë dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës, tashmë kanë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes dhe keqtrajtimin të kafshëve shtëpiake”, ku shpresohet të identifikohet autori.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar disa saçma të nxjera nga fishekë të qëlluar nga armë zjarri çifte, janë fotografuar kafshët e vrara dhe të plagosura.

Mësohet të jetë marë në pyetje veterineri që mjekoi kuajt e plagosur.

Ky është rasti i parë në Shqipëri që një tufë me kafshë të buta si mushka dhe kuaj, sulmohen në grup me armë zjarri çifte.

Kujtojmë se prej vitit 2019, Shqipëria ka bërë ndryshime në Kodin Penal, duke sjellë një nene të reja që parashikojnë dënime për ata që dhunojnë,braktisin apo vrasin kafshët e shtëpisë.

 


Shtuar 8.08.2025 10:02