Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku policia ka gjetur trupin e një personi të djegur në oborrin e një banese.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Liosias, ndërsa ata që kanë lajmëruar autoritetet kanë qenë fqinjët. Pranë trupit të djegur të personit të moshuar është gjetur i biri, i cili është vënë në pranga.
Mediat helene raportojnë se djali mund të ketë djegur të atin, pasi nuk kishte mundësi ekonomike ta varroste.
Dyshohet se i moshuari mund të kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, pasi fqinjët raportojnë një aromë shumë të keqe që vinte nga banesa.
Dyshohet se djali vuante nga probleme shëndetit mendor.
Ende nuk mbetet e qartë nëse i moshuari është vrarë nga i biri apo jo, kjo pasi një fqinj ka dëshmuar se i moshuari i kishte rrëfyer se i biri e rrihte.
“Ai ishte rreth moshës 80-85 vjeç dhe djali rreth 60-65 vjeç. Kishte një erë të fortë, që nga e marta që vinte nga banesa.
U grindën, gjyshi i kishte thënë një fqinji se i biri po e rreh. Djali është profesor, është i arsimuar.
Shtëpia e tyre ishte konfiskuar dhe kishte ardhur edhe pronari dhe për 2-3 ditë do t’ia dorëzonte”, tha ai.