Pasditen e sotme (24 mars 2026), një krim i rëndë në familje, ku burri ka vrarë gruan me armë dhe më pas veten!
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Kurjan të Fierit.
Mësohet se krimi është kryer me armë zjarri pushkë, por rrethanat dhe motivet nuk janë zbardhur ende.
Viktimat janë 80 dhe 75-vjeç. Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimet.
