Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 28 vjeçar, pasi Gjykata i ka caktuar masën “arrest me burg”, sepse dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin, 28 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, njofton policia.


Shtuar 4.10.2023 12:34