Kreu i Sindikatës së Policëve Sadedin Fishta, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet nga eprorët të vendosin sa më shumë gjoba ndaj qytetarëve.
“Dua të dënoj një fakt i cili është bërë shqetësues. Kemi ankesa nga stafet si të policisë rrugorë dhe të rendit publik se eprorët e tyre i bëjnë presion vartësve që të vendosin sa më shumë gjoba ose më saktë i përcaktojnë një limit gjobash që duhet të vendosin gjatë një muaji, në të kundër marrin “kërcënime” se do të transferohen apo ulen në detyrë”, tha Fishta në E Zone.
Sipas tij, kjo situatë është shqetësuese dhe se vendosja e gjobave nuk mund të jetë me target.
Fishta u bën thirrje drejtuesve të policisë, por edhe ministrisë që të shmangin presione të tilla ndaj punonjësve dhe se raste të tilla do të ndiqen edhe në rrugë ligjore.
