Kreshnik Spahiu: Të tjera ngjarje dëshirojmë në 2022, por të tjera do ndodhin

Pse shqiptarët vlerësojnë ata që i gënjejnë dhe ndërkohë urrejnë ata që thonë të vërtetën?

Pse populli dëshiron t’i thuash ato që pëlqejnë, dhe jo ato çfarë do ndodhin?

Ku ndryshon analiza nga avokatia?

Analiza është e vërteta e pavarur mbi fakte.

Avokatia është mbrojtje e njëanshme e palës që përfaqëson.

Shpesh gazetarët ndërtojnë analizat dhe parashikimet mbi ato çfarë dëshirojnë të ndodhin.

Shumë pak zëra dëgjohen të njësojnë qefin e tyre me parashikimin.

Po ku ndryshon dëshira nga parashikimi?

Psh: Viti i ri 2022 do ketë shumë ngjarje kundër dëshirës sonë:

– Ne mund të duam që të zhduket Pandemia, por ajo do vazhdoj me valën 4 dhe 5.

– Ne mund të duam të rrëzohet qeveria, por ajo do vazhdoj mandatin e plotë.

– Ne mund të duam arrestimin e 4 peshkaqenëve shqiptarë, por kjo nuk do ndodhë, thjesht do vazhdojë peshkimi i sardeleve.

– Ne mund të duam shqyerjen e dyerve të Lulzim Bashës, por ai s’ka për tu shkulur nga zyra.

– Ne mund të duam zgjedhje të parakoheshme, por ato nuk do bëhen..

– Ne mund të duam që Albini dhe Edi të bashkojnë Shqipëri-Kosovë, por ata se kanë as në axhendë.

– Ne mund të duam anëtarësim në BE, por askush s’do na pranojë, madje edhe në Ballkan s’do hym.

– Ne mund të duam që Berisha të fitoj luftën kundër Amerikës, por ai do të humbas edhe kundër Gaz Bardhit.

– Ne mund të duam, që kënga “Ta marrsha” të fitoj Eurovision, por ajo do fishkëllehet.

Për këto arsye urimi më i mirë për shqiptarët, nuk është: “Ju realizofshin ëndrrat” por “Mos shihni ëndrra me sy hapur.

Koha të dëgjoni të vërtetat që do ndodhin dhe jo ato çfarë ju pëlqen.


Shtuar 2.01.2022 21:53