Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej orës 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor.
Të pranishëm homazhe janë edhe disa nga krerët e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi, Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve.
Pas ceremonisë, arkëmorti do të vendoset në shtratin e një topi dhe do përcillet për në banesën e fundit.
Ky është nderimi më i lartë që i bëhet një personaliteti shtetëror i cili ka mbajtur detyrën e kryeministrit.
