Krasniqi: Nëse partitë s’janë gati të bashkëpunojnë, ka rrezik për bllokada e zgjedhje të njëpasnjëshme

Analisti Albert Krasniqi tha se në bazë të projeksioneve të rezultateve zgjedhore të publikuara nga mediat asnjë subjekt politik s’mund ta formojë qeverinë e vetme.

Krasniqi tha se ky rezultat është pozitiv për demokravinë meqë nuk i jep pushtet absolut asnjë partie, por thotë se nëse ato s’janë gati për bashkëpunim mund të ketë bllokada e zgjedhje të njëpasnjëshme.

“Nëse analizojmë mesataret e projeksioneve të rezultateve zgjedhore të publikuara nga mediat, asnjë subjekt politik nuk do të mund të formojë i vetëm qeverinë. Ky është një rezultat shumë pozitiv për demokracinë dhe një tregues i vetëdijes së lartë qytetare.  Nëse ky rezultat konfirmohet, mesazhi i votuesve është i qartë: “Askush i vetëm nuk mund të ketë pushtet absolut. Nga pak pushtet për të gjithë”. Nëse forcat politike nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë, vendi rrezikon të përballet me bllokada dhe zgjedhje të njëpasnjëshme, të cilat do të jenë të pashmangshme”.

Ai ka publikuar edhe rezultatet e Exit Poll-eve që prezantuan mediat.


Shtuar 9.02.2025 20:56