Të tjera detaje kanë dalë nga vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Iran.
Duket se Putin gjatë vizitës së tij atje nuk ka qenë në formë të mirë fizike, raporton tabloidi britanik The Sun.
Gjithashtu media britanike ka publikuar edhe pamje nga momenti kur lideri rus zbret nga aeroplani.
Britanikja The Sun ka analizuar lëvizjet e kreut të Kremlinit përgjatë tapetit të kuq ndërsa krahu i tij i djathtë varet në mënyrë të pakontrollouar. Putin duket edhe sikur çalon teksa ecën, pasi ka zbritur shkallët e avionit presidencial.
Ai në një moment bëri me dorë nga njerëzit e mbledhur përpara se të futej në autokolonën presidenciale për të vazhduar rrugën për në qytet.
Putin, i cili thuhet se vuan nga sëmundja e Parkinsonit ose nga kanceri në fazë terminale dhe Khamenei pritet të diskutojnë planet e luftës dhe shkëmbimet e armëve në fushatën e tyre të koordinuar kundër Perëndimit.
Ky është udhëtimi i parë i Putinit jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt. Khamenei, armiku i betuar i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Izraelit është një nga pak liderët botërorë që ende janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Putinin. /albeu.com/